Zgjedhjet në parti, Mirela Kumbaro mbledh asamblenë e PS-së në Përmet

Pas rikonfirmimit në krye të Ministrisë së Kulturës në kabinetin ‘Rama 2’, deputetja e Gjirokastrës, Mirela Kumbaro, ka nisur të jetë prezente edhe në procesin e riorganizimit të Partisë Socialiste në jug.

Sot ajo ka marrë pjesë në  mbledhjen e  Asamblenë së PS-së në Përmet.

Në fokus të mbledhjes ishte analiza e rezultatit të zgjedhjeve të 25 qershorit, njohja dhe zbatim i vendimeve të Asamblesë Kombëtare të PS-së, mbështetja dhe angazhimi për platformën e bashkëqeverisjes me njerëzit, si dhe përgatitjet për zhvillimin e zgjedhjeve në Organizatat Socialiste.

Në gjysmën e parë të muajit tetor PS do të organizojë zgjedhjet në të gjitha organizatat që nuk arritën objektivin elektoral në 25 qershor.