Zgjedhjet për kreun e ri të KMSH-së, akuza në media për deputetin e Gjirokastrës. Myftiu Armand Islami i quan të pavërteta

Teksa janë duke u zhvilluar zgjedhjet për kreun e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, ka raportime se ky proces është nën influencën e mazhorancës. Vec Taulant Ballës që njihet për miqësinë me njërin prej kandidatëve në garë, Ylli Gurra, sot është përmendur edhe emri i deputetit të Gjirokastrës, Flamur Golemi.

Sipas Fax News, deputeti i PS-së i ka bërë presion myftiut të Gjirokastrës, Armand Islami, për të votuar Ylli Gurrën si kreun e ri të myslimanëve të Shqipërisë. Por myftiu i Gjirokastrës ka reaguar vetë për këtë lajm, duke e quajtur të pavërtetë

“Me vjen keq qe lexoj nje lajm te tille, ku marredheniet tona me Deputetin Doktorrin e nderuar te Gjirokastres jane shume te mira dhe nuk kemi patur kurre asnje debat aq me teper kercenime apo shantazhe. Lajmet kur i beni shikojini mire njeher se ka pasaktesi, jam Myfti I Gjirokastres dhe jo I Tiranes”, shkruan Armand Islami në komentet për lajmin e publikuar nga portali Tpz.al