Zgjedhjet për rektorin në Gjirokastër, Kostaq Hila hedh akuza për presion ndaj trupës zgjedhore

 Zgjedhjet për rektorin në Gjirokastër, Kostaq Hila hedh akuza për presion ndaj trupës zgjedhore

1017144_10153632353054542_3572019307684643280_nKostaq Hila, një prej kandidatëve për rektor të Universitetit “Eqerem Çabej” në Gjirokastër ka hedhur sot akuza për presion ndaj studentëve dhe trupës zgjedhore.

Sipas tij, jashtë ambienteve të universitetit persona që s’kanë asnjë lidhje me universitetin po ushtrojnë presion ndaj trupës zgjedhore.

Hila akuzoi për këtë edhe kryetarin e qeverisë studentore, Neljan Deçka, ndërsa i bëri thirrje trupës zgjedhore të mos tundohet nga këto kërcënime.

Hila shtoi gjithashtu se për këto incidente ka vënë në dijeni edhe policinë dhe prokurorinë në Gjirokastër. Ndërkohë duke folur për mediat lokale kreu i qeverisë studentore, Neljan Deçka tha se akuzat e Hilës janë të pavërteta. Sipas tij studentët janë të lirë të votojnë sipas bindjeve të tyre.

Kandidati tjetër për rektor përballë Kostaq Hilës është Bektash Mema. Në votim kishin të drejtë të merrnin pjesë 1670 vetë, prej të cilëve 125 ishin pedagogë. Rezultatet pritet të dalin në orët e mbrëmjes.

|Libohova Online|

Libohova Online