Zgjedhjet te PD Gjirokastër, reagon ish-kryetari: Si mund të ndodhin këto paudhësi në qytetin e Bajo Topullit, Musine Kokalarit e Ismail Kadaresë

Nga Gëzim Basha

Dikur kam qenë kryetar i PD-së në Gjirokastër. Mëkat?! Jo edhe aq! U zgjodha në Shtator 1997. Garuam 4 kandidatë: Unë, petagog i letërsisë në Universitetin Eqrem Çabej, Isak Babaramo, inxhinier gjeolog dhe Sekretar i Keshillit të Rrethit, Mentor Baboçi, inxhinier mekanik, dhe Veledin Nanaj, Mesues i njohur i Bio-kimisë. Të tre rivalët e mi ishin ndër njerzit më të respektuar të qytetit, që të tre themelues të degës së PD-së. Isha gati të ikja, i sigurtë se do të kishte disa raunde, kur i deleguari prej qendrës, deputeti Emin Gjana njoftoi një rezultat befasues: kisha fituar në raundin e parë, me 84% te votave!

Votuesit ishin kryesisht nga Gjirokastra dhe dy krahinat afer saj, Labëria dhe Lunxhëria. Dropullitë nuk besoj të ketë patur sepse PD-ja e at’hershme i konsideronte tërë minoritarët separatistë me çifte. (Grupi i Lazaratit kishte vetëm pesë votues, dy prej të cilëve–te dy ish-spiunē te Sigurimit dhe grabitës pronash–e kishin deklaruar votën e tyre kundër.)

Ne 3 Mars 1998, të nesërmen e nisjes sime në SHBA me ftesë nga Kryetari i Komitetit të Aferave Ndërkombëtare në Dhomën e Përfaqsuesve, Kongresmeni i New York-ut, Benjamin Gilman, Qendra e PD-së emëroi si Sekretar në Gjirokastër, pas shpinës sime, një kandidaturë që nuk e kishte miratimin tim, ngaqë, veç të tjerash, në adoleshencën e vet kishte denoncuar publikisht të atin!

Për një vit lidershipi i PD-sē priti prej meje rikthimin në postin e kryetarit, ndërkohë që unë prisja prej tyre shkarkimin e sekretarit! Tërheqja ime u bë e pashmangshme. Distancimi im nga lidershipi i PD-së–jo nga idealet e saj–ishte procesi i distancimit te nje zeri normal nga kakofonia, i nje njeriu paqsor nga një repart zborist ku çdo miting konsiderohej betejë, nderkohë që korridoreve të selisë bëhej luftë brylash nga mëngjezi në darkë, nga akshami ne sabah.

Prej asaj kohe punët degraduan aq shumë sa ai “sekretari’ im, ne kontrast me pasardhësit e tij, mund të konsiderohet sot, pa pike pengu, një model “i ndriçëm” moral e pse jo edhe intelektual! Ai të paktën e lëçit shkoqur emrin e vet pa i shtuar nje “ë” nazale në fund! Në retrospektivë mund të thuhet, jo pa një shije idhësie, se deintelektualizimi i PD-së ka qenē dhe mbetet projekt i mirëmenduar nga një lidership me kompleksin e impotencës intelektuale. Intelektualët realë i ikin PD-se si djalli thimjanit!Tani kemi mbrirë nē atë pikë që të ndërmend proverbin e famshëm Kinez, “Kur tigri mundgon, majmuni bëhet mbret!”

Zgjedhjet e fundit në degën e PD-së së Gjirokastrës janë shokuese, vështirë të kapërdihet një tragjikomedi kaq groteske për ata që përpara 28 vitesh, e imagjinonin Shqipërinë e sotme një vend me jetë politike, mendore e kulturore vibrante. Që në qytetin e Bajo Topullit, Musine Kokolarit e Ismail Kadarese, te ndodhnin këto paudhësi, duhej një mēkat i madh kolektiv. Te gjithë kemi pjesën tonë te vogël në këtë gjëmë të madhe!

Tani, në dekadën e dytë te shekullit 21, në Shqipëri nuk ka më konflikt politik por kulturor: Progresistët kundër injorantëve!

Amen!