Zhbllokohet levizja ne Kakavije, riparohet defekti ne sistemin kompjuterik

indexZhbllokohet pika kufitare e Kakavijës, pas riparimit të defektit në sistemin kompjuterik. Mësohet se tashmë ka rinisur lëvizja e automjeteve dhe udhëtarëve në palën greke. Sistemi kompjuterik u rregullua në orët e para të mëngjesit.Një defekt në sistemin kompjuterik të palës greke në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës bllokoi kalimin e shtetasve shqiptarë pa dokumente greke në drejtim të Greqisë. Defekti nisi ditën e djeshme prej orës 14:00 të së hënës./Bw