Zhduket pa gjurmë një bari në Përmet, RENEA nis kërimet

Policia dhe forcat e RENEA kanë nisur kërkimet për gjetjen e bariut Zenun Baci 56 vjeç, pasi rezulton i zhdukur që prej pasdites së djeshme. Njoftimi është bërë nga familjarët e tij, të cilët kanë denoncuar rastin në polici.

Sipas tyre, bariu 56-vjeçar dje ndodhej në malin e fshatit Katundisht të Përmetit, ku kulloste bagëtitë. Familjarët e 56-vjeçarit i kanë thënë policisë se dyshojnë që Zenun Baci mund të jetë vrarë nga ndonjë bari tjetër. Ata shtuan pohuan gjithashtu se 56-vjeçari nuk kishte pasur konflikte të mëparshme me persona të tjerë.

Kurse policia ka dyshime se bariu mund të ketë pësuar ndonjë aksident. Në vendin ku u zhduk bariu, kanë mbërritur nga Tirana forcat RENEA, të cilët po kërkojnë së bashku me familjarët e bariut Zenun Baci.