Zhulati i izoluar prej 40 ditës. Banorët shpresojnë te Ministria e Mbrotjes dhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit

Fashati Zhulat vazhdon të jetë i izoluar që prej fillimit të muajit dhjetor kur ndodhën përmbytjet që dëmtuan keq rrugën e tij. Gati dy muaj pas kësaj ngjarje, ata kanë bërë apel për ndihmë, por askush nga Bashkia Gjirokastër nuk ka shkuar së paku për të biseduar me ta dhe më pas për të marrë masat që të rivendoset komunikimi me rrugë automobilistike.

Pas apeleve të njëpasnjëshme, dje në fshat kishin shkuar përfaqësues të Ministrisë së Mbrojtjes, si dhe përfaqësues nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Ata po shohin mundësinë e zbatimit të një projekti për rindërtimin e rrugës e cila është dëmtuar në gati 2 km të gjatësisë së saj. Por sidoqoftë edhe ky investim do të kërkojë kohë për t’u realizuar.