Zjarr i madh në zonën mes Libohovës dhe Nepravishtës (FOTO)

zjarr 03Një zjarr me përmasa të mëdha ka përfshirë prej mbrëmjes së kaluar zonën mes Libohovës dhe Nepravishtës. Situata paraqitej më problematike në vendin  e quajtur “Te pritat” mbi fshatin Sektor.

Forcat zjarrfikëse e kanë patur të pamundur të ndërhyjnë për shkak të terrenit të vështirë.

Për të neutralizuar flakët kanë ndërhyrë me mjete rrethanore policë, pjesëtarë të task forcës kundër zjarreve pranë Bashkisë Libohovë si dhe banorë vendas. Zjarri ka djegur sipërfaqe të konsiderueshme kullote, ndërsa dëmet në pishat dhjetra vjeçare janë më të pakta.

Aktualisht situata është normalizuar dhe duket se rreziku për përhapjen e flakëve është kaluar. Libohova Online sjell më poshtë foto nga vatra e zjarrit.

|Libohova Online|

zjarr 1zjarr 2zjarr 03