Zjarr në Gjirokastër, digjet makina e parkuar në garazh, ja emri i pronarit

Një automjet tip Benz me targa AA 122 MO është përfshirë nga flakët pasditen e sotme, duke u djegur plotësisht.

Ngjarja ka ndodhur pranë Mitropolisë në Gjirokastër, në një garazh në lagjen ’11 janari’.

Shërbimi zjarrëfikës ka mbërritur menjehere në vendngjarje duke neutralizuar dhe shuar zjarrin në mjet por pa mundur të shpëtojë gjë prej tij.

Mjeti mësohet se është në pronësi të shtetasit Bashkim Rustemi.

Nga hetimet paraprake dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike.