Zjarr në Gjirokastër, digjet një banesë

Një zjarr ka rënë sot në Gjirokastër në vendin e quajtur “Xhemali”. Sipas policisë zjarri në një kasolle të përshtatur në banesë, pronë e shtetasit G.R, vjeç 38. Flakët kanë shkrumbuar gjithçka. Nga këqyrja e vendit të ngjarjes, shkaku i djegies dyshohet të jetë një shkëndije elektrike. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për ngjarje aksidentale.