Zjarr në Labovën e Madhe, terreni i vështirë nuk lejon shuarjen e flakëve (FOTO)

Një tjetër vatër zjarrri është shënuar në qarkun Gjirokastër. Së fundi raportohet për nje zjarr në afërsi të fshatit Labovë e Madhe, njësia administrative Odrie.

Zjarri ka rënë në një tokë që shfrytëzohet për kullota. Era favorizon përhapjen e flakëve, ndërsa në vendngjarje kanë shkuar 2 automjete zjarrfikëse.

Por për shkak të terrenit të vështirë, shuarja e flakëve nuk është e kollajtë. Më poshtë foto nga vendi i ngjarjes.

/Libohova Online/