Zjarr në parkun e Viroit, digjen 10 hektarë pyje
August 31, 2016
![](https://www.libohovaonline.com/wp-content/uploads/2016/08/dsfsdfd.jpg)
Rreth 10 hektarë pyje janë djegur sot në parkun e Viroit në Gjirokastër, si pasojë e një zjarri që dyshohet të ketë qenë i qëllimshëm.
Mësohet se zjarri ka rënë poshtë kurorës së pishave në parkun e Viroit, ndërsa flakët vijojnë të përhapen të favorizuara nga era. Flakët rrezikojnë edhe një stan që ndodhet shumë pranë vatrës së zjarrit.
Ndërkohë, forcat zjarrfikëse vijojnë punën për shuarjen e zjarrit, ndërsa po ndihmohen edhe nga banorët me mjete rrethanore