Zjarret në Dropull ‘kapërcejnë’ kufijtë, shfaqen edhe në Janinë

Sipas shërbimit zjarrfikës grek, zjarret që digjen prej disa ditësh në territorin shqiptar, në orët e pasdites së të premtes janë përhapur edhe në Greqi.

Që prej orës 14:20, sipas asaj lokale, një vatër zjarri është regjistruar në vendin e quajtur “Palamba”, ku ka marrë flakë një sipërfaqe me shkurre të thata në malet midis Janinës dhe Igumenicës.

Një vatër e dytë u regjistrua pak kilometra më tutje, në zonën e Limerit, ku ka marrë flakë një zonë pyjore.

Zjarrfikësit kanë depërtuar në zonë me ndihmën e buldozerëve, ndërkohë që pritet të rikthejnë edhe avionët zjarrfikës për të marrë pjesë në shuarjen e flakëve, por vetëm në territorin grek.