Zjarri në oborrin e fabrikës, reagon Amita: Vetëm dëme materiale, puna vijon normalisht

Pas zjarrit të rënë gjatë mesditës në ambientet e jashte të fabrikës në Libohovë, ka reaguar kompania Amita. Përmes një deklarate të shkurtër, kompania sqaron dinamikën e ngjarjes dhe thotë se puna vijon normalisht.

“Zjarri i shkaktuar në oborrin e fabrikës Amita është stabilizuar në kohë shumë shpejt fal ndërhyrjes nga forcat PMNZSH së Libohovës, Dropullit dhe Gjirokastrës. Fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz por vetem disa dëme materialesh në mjediset e jashtme të fabrikës. Situata është normalizuar dhe puna do të vazhdojë normalisht”, thuhet në deklaratën e Amitas.