Zjarrvënia e qëllimshme, shpëtojnë nga flakët banesat e fshatit Lekël

zjarriBanesat e fshatit Lekël në Tepelenë janë shpëtuar mrekullisht dje nga një zjarr i qëllimshëm në kullota. Policia e Tepelenës ka ndaluar Lipe Xhime nga fshati Kodër dhe Idriz Kasneci nga fshati Lekël, për veprën penale “Shkatërrim të pronës me zjarr”.

Nga të dy zjarrvëniet janë djegur rreth 10 hektarë kullotë, ndërkohë që ndërhyrja e zjarrfikësve dhe policisë ka mundur të shpëtojë banesat e fshatit. Vetëm gjatë muajit Gusht janë shënuar mbi 10 vatra zjarri të lokalizuara nga forcat zjarrfikëse në Gjirokastër, por krahasuar me një vit më parë situata e zjarreve në rang qarku është në rënie.