Zjarrvënie të qëllimshme, digjen rreth 4 ha pyje në Gjirokastër
August 22, 2016
Të paktën 4 hektar sipërfaqe pyjore janë djegur si pasojë e 3 vatrave të zjarrit në Gjirokastër.
Zjarret kanë shkaktuar dëme në pyje dhe kullota.
Aktualisht zjarri vazhdon nga fshati Shtëpezi në drejtim të Ujit të Ftohtë në Tepelenë, ndërsa janë shuar dy vatrat pranë fshatit Shtëpez dhe në Subash.
Fikja e zjarrit po bëhet me mjete rrethanore për shkak të terrenit të vështirë dhe errësirës.
Në ndihmë të forcave zjarrfikëse janë Policia e Shtetit, shërbimit pyjor dhe banore të fshatit Shtëpez dhe fshatrave përreth.
Dyshohet se zjarret janë vendosur qëllimisht, ndërsa vijojnë hetimet për personat e përfshirë.