Zv.drejtoresha e Policisë së Shtetit takim në Gjirokastër: Në 2018 nuk duhet të flitet më për Shqipërinë e kanabisit

Zv/drejtorja e Policisë së Shtetit, Aida Hajna, gjatë një takimi me përfaqësues vendor në Gjirokastër, thekson se gjatë këtij viti nuk do të flitet më për Shqipërinë e kanabisit. Ajo kërkoi nga punonjësit e policisë së shtetit që të informojnë për të gjitha rastet, duke shtuar se do të rikontrollohen të gjitha zonat e kontrolluara gjatë vitit të shkuar.

“Policia është vendosur që në 2018 nuk duhet të flitet më për Shqipërinë e kanabisit .Çdo oficer policie punonjës i Policisë së Shtetit duhet me patjetër të evidentojë dhe te informojë mbi të gjitha rastet që evidentohen në zona caktuara për kultivimin e kanabisit. Të gjitha objektet të cilat janë kontrolluar nga policia gjatë 2017 do të rikontrollohen. Gjatë 2017 u vu re mungesa e informacioneve, çka do të thotë që informacionet janë të nevojshme për të gjithë. Duhet të kemi më shume hetime proaktive”, u shpreh Hajna.