Zvicër/ Sulme raciste ndaj furbollistëve shqiptarë

xhaka-shaqiri-behrami-800x445_0Që nga e diela gazetat «SonntagsBlick» dhe «Blick» po zhvillojnë një fushatë kundër futbollistëve shqiptarë lidhur me mëndësinë e largimit të tyre nëse Kosova pranohet në FIFA dhe UEFA.

Gazeta «SonntagsBlick» ka kujtuar  “…disa citate të vjetra për të alarmuar se Xhaka e Shaqiri me shokë po ia mbathin për në Kosovë – menjëherë pasi Kosova gjatë këtij muaji të pranohet në UEFA dhe në FIFA. Sikur kjo mos mjaftonte , gazeta u hodh në sulm pothuaj huliganesk me një koment që për nga toni i shkon më mirë rrugaçëve se sa një debati të mençur publik. Thelbi i komentit është ky: Largohuni, nëse s’ju pëlqen këtu.

Gazetari vajton se lojtarët do t’ia kthejnë shpinën Zvicrës, e cila ka investuar shumë në talentin e tyre. Por në anën tjetër ai ankohet se fansat zviceranë po kanë probleme të identifikohen me kombëtaren e tyre për shkak se vetë lojtarët nuk po identifikohen me ekipin, pra nuk janë zviceranë sa duhet” tregon në një shkrim të tij për “DialogPlus.ch gazetari Enver Robelli.

Në fakt Zvicra gjithnjë ka qenë e populluar nga furbollistë të huaj. Në vitin 1985 kishte 2200 futbollistë nga Jugosllavia e atëhershme të licencuar në Zvicër, tani janë mbi 20 mijë. Por nëse atyre që vendosin të luajnë me Zvicrën mjedisi vendas u kërkon prova të përhershme besnikërie, atyre që vendosin të zgjedhin kombëtare të tjera u bëhet një proces i pandalshëm denigrues. Kur këta lojtarë i kthejnë shpinën Zvicrës dhe përcaktohen për Kroacinë si Ivan Rakitiqi më 2007, atëherë britmat mediatike dëgjohen nga Zürichu në Gjenevë tregon Robelli.

“Kur Rakitiq vendosi të luajë për Kroacinë, një koleg shkroi në gazetën «Tages Anzeiger»: «Futbolli është platformë për shovinizëm, dhe shovinizmi çakërdiset edhe atëherë kur nuk luhet futbolli si gjatë këtyre javëve në Zvicër. Vendimi i Ivan Rakitiqit, qytetar me shtetësi të dyfishtë zvicerano-kroate, për të mos luajtur për Zvicrën, por për kombëtaren e atdheut të prindërve të tij, ka provokuar në shumë gazeta të këtushme letra tërbuese të lexuesve. Gazeta “Blick” i përmendi më zë më të lartë gjoja instinktet e ulëta të Rakitiqit: lakmi për para, shkelje premtimi, mosmirënjohje ndaj Zvicrës, andaj edhe tradhti. Të njëjtat gjëra u thanë edhe kur para pak kohësh Zdravko Kuzmanoviq dhe Mladen Petriq u përcaktuan kundër Zvicrës dhe për Serbinë, përkatësisht Kroacinë». Atëbotë gazeta «Blick» nuk kishte arritur të dëshmonte se Rakitiq i kishte premtuar Federatës së Futbollit të Zvicrës se nuk do të luante për Kroacinë. Si atëherë, më 2007, edhe sot shtypi bulevardesk nuk i ka ndryshuar metodat” shkruan ai.