1 vit pushim për mbetësit e Maturës, s’ka formular A3 për universitet

matura2014-provimetNëse keni mbetur qoftë edhe në një provim të Maturës Shtetërore, do duhet të rrini një vit pushim, për të aplikuar për studimet e larta në vitin që vjen. Ky është vendimi i Ministrisë së Arsimit, e cila ka vendosur që të mos ketë më formular A3 për këtë kategori maturantësh.

Megjithatë ata do të kenë të drejtë që në sezonin e vjeshtës të rijapin provimin ku janë mbetës. Edhe nëse do të rezultojnë kalues në provimin e vjeshtës, ata s’kanë të drejtë të hyjnë në universitet, qoftë ai publik apo privat. Në qarkun e Gjirokastrës gati gjysma e maturantëve rezultojnë mbetës së paku në një prej provimeve të Maturës Shtetërore.

Në gjimnazin “11 Shkurti” të Libohovës, nga rreth 40 maturantë, 22 prej tyre kanë mbetur në provimin e Matematikës. Në rang republike nuk kanë kaluar provimin mbi 10 mijë maturantë.