Gjirokastër, 10 mijë vizitorë në 6 muaj

01Në 6 muajt e parë  të  këtij viti, numri i vizitorë ve në  Gjirokastër llogaritet në  rreth 10 mijë . Të  dhënat publikohen prej Zyrës së  Informacionit Turistik pranë  Bashkisë Gjirokastër. Në  një  intervistë  për Ora News, nënkryetari i bashkisë , Odise Kote, thotë se krahasuar me një  vit më  parë  është dyfishuar numri i vizitorëve të qyteti të gurtë .

“Ne kemi qenë të përgatitur për këtë sezon turistik. Puna ka filluar që në fillim të vitit. Jemi në kulmin e sezonit dhe Bashkia Gjirokastër ka vënë në dispozicion të gjitha destinacionet turistike të Gjirokastrës duke filluar me kështjellën e qytetit, muzeumet, disa nga shtëpitë karakteristike, njëherësh kemi ofruar për vizitorët vendas e të huaj internet falas në të gjthë zonën muzeale, historike. Për herë të parë kemi një hartë dixhitale më rreth 150 destinacione turistike me legjendën përkatëse në tre gjuhë, anglisht, shqip e greqisht”, – shprehet Kote .

Pavarësisht potencialeve të  shumta, në  Gjirokastër turizmi ka karakter sezonal. Gjirokastra shërben kryesisht si destinacion tranzit i turistëve që  i drejtohen jugut të vendit.