“Libri i Transparencës”, ja rezultatet për shkollat e rrethit Gjirokastër

Maturantet-provim_8Agjencia Kombëtar e Provimeve ka publikuar “Librin e Transparencës”, ku çdo maturant do të gjejë të gjithë elementet përbërës të rezultateve të përfundimit të shkollës së mesme. Në “Librin e Transparencës” çdo maturantdo të gjejë të gjitha rezultate e përfundimit të shkollës së mesme: mesataren e përgjithshme të shkollës së mesme, rezultatin e provimit të Letërsisë, rezultatin e provimit të Matematikës, rezultatet e provimeve të dy lëndëve me zgjedhje, preferencat e përzgjedhura prej tij në Formularin A2, për programet e studimit që ofrojnë IALP-të për vitin akademik 2014-2015.

Gjithashtu janë publikuar dhe pikët e fituara nga secili maturant për çdo preferencë të përzgjedhur  gjatë aplikimit online të formularit A2, të llogaritura këto në bazë të koeficienteve të miratuara nga MAS pas propozimeve të IALP-ve. Sipas Ministrisë së Arsimit çdo maturant, pas leximit në “Librin e Transparencës” të rezultateve arrin të gjykojë se në cilën degë ka më shumë shanse të fitojë.

Sipas njoftimit të MInistrisë së Arsimit , maturantët të cilët ndër preferencat e përzgjedhura kanë dhe programe studimi që parashikojnë zhvillimin e konkurseve, pikët për këto programe studimi do të dalin pas publikimit të rezultateve të konkurseve.

Për të parë “Librin e Transparencës” për të gjitha shkollat e rrethit të Gjirokastrës klikoni këtu