Nis “gërshëra” te mësuesit që japin mësim lëndët për të cilat s’janë të specializuar

 Nis “gërshëra” te mësuesit që japin mësim lëndët për të cilat s’janë të specializuar

rovaNuk do të ketë më mësues që japin mësim një lëndë për të cilën ata nuk janë të shkolluar apo specializuar. Mbi këtë bazë pritet të bëhen edhe ndryshime në stafet pedagogjike të shkollave të rrethit Gjirokastër. Lajmin e bën me dije drejtoresha e DAR Gjirokastër, Lindita Rova.

“Në ato shkolla ku duhet të ishin emëruar katër mësues Letërsie ne gjejmë tetë dhe, mësuesi i Letërsisë për të plotësuar normat mësimore ishte i detyruar të jeptë Vizatim, Muzikë dhe orë të tjera jashtëkurrikulare. Detyra e DAR është që të çojë pranë institucioneve arsimore specialistët më të mirë. Është e pafalshme që në shkollën 9-vjeçare më të madhe të qytetit, “Koto Hoxhi”, nuk ka një mësues Vizatimi dhe Vizatimin e japin mësuese të Gjuhës dhe Letërsisë”,- ka thënë Rova në një intervistë për Tv Gjirokastra.

Në lëvizjet e mësuesve që pritet të bëhën në fillim të këtij viti të ri shkollor, përparësi do t’i jepet emërimit të specialistëve në lëndët e Edukimit Fizik, TIK, Muzikë, Vizatim etj.

Libohova Online