Pas policisë, në Lazarat “hyjnë” bluzat e bardha

lazaratPas  rendit dhe qetësisë 4500 banorët e Lazaratit kanë tashmë një qendër të re shëndetësore. Ministria e Shëndetësisë ka restauruar Poliklinikën e fshatit, e cila tashmë mund të ofrojë të gjitha shërbimet shëndetësore të parësorit. Ministri Beqaj ka qenë në Lazarat, ku dhe premtoi fuqizimin e shërbimit parësor në të gjithë vendin.

“Pas stabilizimit të situatës së rendit publik, është detyrë e jona që të rikthejmë normalitetin e përditëshëm edhe në Lazarat dhe shërbimet publike duhet të jenë ato të parat për qytetarët. Në arritëm që brenda pak ditësh, edhe me një procedurë emergjente, plotësuam kërkesën e Drejtorisë së Shëndeti Publik të Gjirokastrës për të bërë restaurimin dhe plotësimin e qendrës shëndetësore. Ky është vetëm hapi i parë, do të vazhdojmë në të gjithë vendin”, tha në fjalën e tij ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja.

Ka qenë kërkesë e Drejtorisë së Shëndetit Publik në Gjirokastër për t’i bërë të mundur shërbimin shëndetësor sa më afër banorëve të Lazaratit, të cilët deri para një muaji edhe për një shërbim të thjeshtë duhet të shkonin në Spitalin Rajonal të Lazaratit.

Pas aksionit të sukseshëm anti-kanabis që zhvilloi Policia e Shtetit, Ministria e Shëndetësisë është e dyta që ndërmerr një nismë të rëndësishme në shërbim të banorëve të Lazaratit të cilët për vite me radhë jetonin në një “geto”./Tch

Libohova Online