Pjesa 2/ Masakra e Gerhotit, Dëshmitarët: 6 mijë armë u zbrazën mbi ballistët

158581Pikërisht atë mëngjes, më 12 shtator, gjermanë të ndodhur në kampin e Gërhotit kapën gra dhe burra që ndodheshin në fushat afër. Këta fatkeq qenë pothuaj të leckosur dhe mbanin në duar drapinj. Kishin me vete edhe disa gomerë. Pasi i futën me forcë në bazën ushtarake, i mbyllën duke i shtyrë nga njëra barakë në tjetrën, si të qenë kafshë dhe jo njerëz.

“Të shkretët shihnin përreth të llahtarisur e të terrorizuar”, shkruan Bonomi. “Gratë qanin. Njërës që u përpoq të largohej, i dhanë një breshëri dhe e vranë në vend. Pas disa orësh të mbajtur në këmbë i hodhën në një rrëpirë. Ne druajtëm se do t’i groposnin të gjallë. Ndërhynë autoritetet e Gjirokastrës, të cilët mundën t’i bindin se ishin fshatarë të thjeshtë. Lirinë e fi tuan në fi llim gratë, pastaj disa burra. Për reprezalje pesë u mbajtën. I pushkatuan dhe pastaj i dogjën”.

Xhovani Bonomi e vazhdon dëshminë e vet, më tej, duke shkruar se “veprimeve të gjermanëve iu shtuan edhe ato të shqiptarëve duke na e bërë gjendjen edhe më delikate dhe të rëndë. Në fakt ata dilnin nga çdo brimë, sikur mbinin, të shumtë dhe mendjemëdhenj, rebelë partizanë: aviteshin me kujdes tek kampi ushtarak, përgjonin lëvizjet tona, deklaroheshin miq, kërkonin gjëra madje edhe armë”. “Në mëngjesin e 13 shtatorit, tregon kapelani italian, na priste një surprizë e çuditshme. Flamuj të kuq me shqiponjën me dy koka, valëviteshin në Gjirokastër dhe në malet në jug.

Si edhe përballë nesh po ashtu flamuj të tjerë të kuq, por pa emblemë. Këta valonin në malet në krahun e veriut dhe në shpatullat tona. Po e shihnim si të shtangur këtë gjë të re. Çfarë donte të thoshte? Të vërtetën e morëm vesh në mesditë. Komunistët, ose më mirë rebelët partizanë, nën komandën e një majori anglez, Tilmann, kishin pushtuar zonën verilindore. Nacionalistët, ish-ushtarët tanë shqiptarë, patën pushtuar në Gjirokastër qytetin dhe malet juglindje. Ne ishim vënë në rreth dhe të zënë në kllapë”.

Nga ofi ceri Mario Bronxini dhe raporti i tij i vendosur librin “Albania 43” mësojmë se “Në 14 shtator në mëngjes paraqiten përsëri tek gjenerali disa krerë nacionalistë shqiptarë të cilët pas një bashkëbisedimi të gjatë dorëzuan një “ultimatum” që shkruante se në qoftë se brenda orës 17.00 nuk do të dorëzoheshin armët komplet, ata do të na prisnin kokën që të gjithë neve. Rreth komandës disa ofi cerë organizuan një mbrojtje të fortë”. Ndërkohë radiondërlidhësi italian Koralia përshkruan: “Rreth orës 10.00 u panë të vinin nga drejtimi i manastirit, mbi rrugën e Tepelenës, rreth 200 shqiptarë të armatosur. Kaluan para kampit të Gërhotit duke i parë italianët me përbuzje. Kur mbërritën tek komanda e regjimentit u ndalën.

Pastaj, nën urdhrin e ofi cerit të tyre, u futën në një hendek dhe nderën grykët e pushkëve ndaj bazës ushtarake. E ndjekim këtë manovër duke e kuptuar se qe kërcënuese aq sa për të na futur frikën, jo për gjë tjetër”. Ndërkohë Xhovani Bonomi shkruan se prej maleve përballë Gjirokastrës, nga çdo anë, zbrisnin me mijëra luftëtarë shqiptarë dhe u vendosën në formë rrethi rrotull qytetit ushtarak. “Jemi të rrethuar prej nacionalistëve nga tre drejtime”, ngulmom. Dhe Vijon: “Pas shpatullave, nga ana e maleve, kemi partizanët.

E kuptojmë që gjërat po ndërlikohen dhe na përfshin shqetësimi. Ndjejmë atmosferë lufte”. Pas pak rrëfi mi tronditës i Bonomit kapërcen në kapitullin “Ultimatumi”: Në orën 14.00 gjenerali raportoi para ofi cerëve…Këtë orë të gjithë u mblodhëm në një kapanon afër lumit. Bënte një i nxehtë mbytës. Nuk durohej dot as ajri dhe as dielli. Jashtë bënte 54 gradë. Hyri gjenerali. Qe terr në fytyrë. I ishte tkurrur trupi, prej lodhjeve, përplasjeve me delegacionet e shqiptarëve, rraskapitur nga ajo punë delikate diplomatike që duhej të bënte, prej shqetësimeve të mëdha që kishte.

U bë një heshtje varri. Nisi drejt e në temë, pa asnjë hyrje “Zotërinj ofi cerë, në orën 17.30 mund të jemi të gjithë të vdekur”. Një rrënqethje kaloi tek të gjithë…Gjenerali vazhdoi të shpjegonte situatën “Ultimatum nga të dy palët që na kishin rrethuar, urdhër kategorik nga gjermanët, burimet e ujit të ndotura, pakësim i ushqimeve. Po ja u lë juve të gjykoni se çfarë na duhet të bëjmë. Ua parashtroni përgjigjet komandantëve të njësiteve tuaja: ata do të më referojnë konkluzionet. Do të vendosë shumica.

Po ju jap njëzetë minuta kohë”. Pak radhë më poshtë rrokullima e ngjarjeve, sipas rrëfi mit të kapelanit italian, rrjedh nëpër kapitullin “Më mirë të vdesim me armët në duar”: “Në sallë nisi një debat i madh dhe i ndezur, kush propozonte të shkonim sa më shpejt tek gjermanët, aleatët tanë të djeshëm, kush t’i dorëzonim armët tek partizanët, sepse komandoheshin prej një anglezi, kush tua jepnim armët nacionalistëve, kush të mos ua jepnim askujt dhe të mbroheshim kundër na sulmonte. Fitoi ky gjykim i fundit: Më me armë në dorë”. “Përreth nesh, shkruan Bonomi më tej, nga çdo anë valonin