Po me tabelat ç’kanë?! (Foto)

 Po me tabelat ç’kanë?! (Foto)

TAB1Teksa lë pas rrugën e Libohovës dhe ndërkohë je në kryqëzimin e Sofratikës, i cili të fut në autostradën Gjirokastër- Kakavijë, të shfaqet para një tabelë me mbishkrime në të dy gjuhët, shqip dhe greqisht. Normale sepse kemi të bëjmë me një zonë të banuar nga minoriteti grek. Por siç shihet, mbi tabelë është tentuar të shuhet mbishkrimi në gjuhën greke.

E njëjta gjë vihet re edhe në hyrje të fshatit Dervician, por aty është fshirë mbishkrimi në gjuhën shqipe. Tabela të tilla të dëmtuara gjen edhe në pjesë të tjera të autostradës. Ç’të jënë vallë këta që e paskan inatin me tabelat, si ato në gjuhën greke ashtu edhe ato në gjuhën shqipe?!

Sidoqoftë, ata që merren me shuarjen e tabelave dygjuhëshe, s’kanë gjë tjetër përveçse një mendje të vogël nacionaliste që nuk mundet kurrsesi të prishë harmoninë mes banorëve të dy etnive që jetojnë sot në luginën e Drinos. 

TAB2

Libohova Online