Si ndryshon çmimi i energjisë me planin e ri të qeverisë

largea_energji1380119274-645x356Qeveria shqiptare ka paralajmëruar heqjen e fashës mbrojtëse të energjisë elektrike për konsumatorët familjarë. Ky njoftim paraprak i ardhur nga ekzekutivi, ka krijuar reagime por dhe një konfuzion shifrash mes debateve pozitë-opozitë. 

Për këtë arsye portali Pol.al ofron sot grafikët që tregojnë në mënyrë të detajuar diferencën e çmimit, sipas konsumit të energjisë që bën secila familje dhe njehësimit të çmimit pas heqjes së fashës prej 300kw. 
Por më së pari le të shpjegojmë sesi është skema ekzistuese me fashë dhe si është skema e propozuar për heqjen e fashës. 

➵ Skema ekzistuese: 
-Për të gjithë konsumatorët familjarë, kur harxhojnë deri në 300 kw çmimi i energjisë u llogaritet me 7.7 lekë/kw (shkon realisht 9.24 lekë/kw me gjithë TVSH). 
-Në momentin që e kalojnë limitin prej 300 kw, atëherë e gjithë energjia elektrike që shpenzojnë nga 301 kw e sipër u llogaritet me çmimin 13.5 lekë / kw ( shkon realisht 16.2 lekë/kw me gjithë TVSH). 

➵ Skema e re: 
Skema e re e paralajmëruar për të hyrë në fuqi parashikon që të gjithë konsumatorët familjarë, pavarësisht sasisë së konsumit, energjinë do e blejnë me çmimin 10.6 lekë/ kw (shkon realisht 12.72 lekë/kw me gjithë TVSH) 

Në grafikun e gjeneruar të cilin do e paraqesim më poshtë, tregohet diferenca e shtesës në çmim ndërmjet dy skemave. Çmimi dhe vlerat janë të gjitha të llogaritura me gjithë TVSH-në, pasi TVSH-në për energjinë elektrike e paguan drejtpërdrejt qytetari. 

95928

Në boshtin horizontal paraqitet sasia e kilovatëve të harxhuar. 
Në boshtin vertikal të tabelës paraqitet diferenca ndërmjet dy skemave në lekë. 

Nëpërmjet këtij grafiku duke ditur secili sasinë e kilovatëve që harxhon, mund të mësojë nëse do paguajë më tepër apo më pak me skemën e re. 

Grafiku paraqet tre momente të rëndësishme referenciale: 

Diferenca maksimale në çmim midis skemës së parë dhe skemës së dytë konstatohet për një familje me konsum fiks 300kw. Me skemën e re, shtesa maksimale që do të paguhet në çmim është 1 mijë e 44 lekë (të reja). Pasi kalon konsumi prej 300kw vlera e shtesës bie. 
Diferenca në çmim midis dy skemave bëhet zero, pra paguhet i njëjti çmim për të dyja skemat, kur konsumi arrin fiks 600kw. 
Pasi kalon shpenzimin e sasisë prej 600kw skema e re kthehet në favor të konsumatorit familjar. 

TRE SHEMBUJ KRAHASUES: 
↦ Rasti 1, Familja konsumon 260 kw energji në muaj. 

-Me skemën ekzistuese, me fasho, kjo familje paguan 2 mijë e 402 lekë të reja(me TVSH përfshirë) 
-Me skemën e re, pa fasho, kjo familje do paguajë 3 mijë e 307 lekë të reja (me TVSH përfshirë) 

(Diferenca është 904.8 lekë të reja, të paguara shtesë me skemën e re) 

↦ Rasti 2, Familja konsumon 440 kw energji në muaj 

-Me skemën ekzistuese, me fasho, kjo familje paguan 5 mijë e 40 lekë të reja(me TVSH përfshirë) 
-Me skemën e re, pa fasho , kjo familje paguan 5 mijë e 596 lekë të reja(me TVSH përfshirë) 

(Diferenca është 556.8 lekë të reja të paguara shtesë me skemën e re) 

↦ Rasti 3, Familja konsumon 680 kw energji në muaj 

-Me skemën ekzistuese, me fasho, kjo familje paguan 8 mijë e 928 lekë të reja(me TVSH përfshirë) 
-Me skemën e re, pa fasho , kjo familje paguan 8 mijë e 649 lekë të reja (me TVSH përfshirë) 

(Diferenca është 278.4 lekë të reja të kursyera me skemën e re) 

Grafiku Nr.2 i paraqitur më poshtë tregon diferencën në përqindje ndërmjet dy skemave dhe tregon se sa më tepër rritet konsumi aq më tepër ulet vlera që paguan:

95925

Grafiku Nr.3 i paraqitur më poshtë tregon sasinë e lekëve që paguhen në skemën e parë dhe në skemën e dytë, të llogaritura me TVSH:

95926

Libohova Online