Siguria ushqimore, përfundon ndërtimi i laboratorit të ri në Gjirokastër

laboPas më shumë se një vit punimesh intensive, ka përfunduar ndërtimi në Gjirokastër i një laboratori ushqimor, ku do të analizohet dhe kontrollohet cilësia e shumë produkteve. Investimi me një vlerë rreth 4.2 milionë euro është një financim i Bashkimit Europian.

Ky laborator përmbush të gjitha standardet e kërkuara nga BE lidhur me sigurinë ushqimore, ndërkohë që tashmë pritet të implementohet edhe faza e fundit e projektit që ka të bëjë me pajisjen me aparaturat moderne. Inagurimi i kësaj vepre do të bëhet pas pak ditësh, ku do të jetë i pranishëm edhe ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti. Një laborator i tillë i vjen në ndihmë rajonit jugor, ku sic dihet prodhohen shumë produkte me origjinë shtazore.