Sitet arkeologjike në luginën e Drinos, nis fotografimi nga ajri (Foto)

10533994_10201791518304404_1163779143435633644_nNë kuadër të studimit dhe promovimit të mëtejshëm të siteve arkeologjike në luginën e Drinos, Drejtorina Rajonale e Kultures Kombetare Gjirokastër, nisi një ditë më parë fotografimin dhe filmimin nga ajri të këtyre pasurive kulturore.

Kjo punë do të kryehet prej specialistëve italinë të fotografimeve dhe filmimeve ajrore me “Droni”, pjesë e misionit arkeologjik në qytetin antik të Hadrianopolit. Filmimet dhe fotografimet e para nisën të realizohen në kalanë e Argjiros dhe qendrën historike të Gjirokastrës. Në ditët në vijim do të vazhdohet edhe në site të tjera të luginës. Fotografimet ajrore me “Dron” është një teknologji që zbatohet për herë të parë në Gjirokastër. 

1017377_10201791519744440_42389043083046987_n1972393_10201791515544335_5341239775210193893_n

10330268_10201791520144450_3241659904931530526_n10313840_10201791518944420_3429234710824896288_n

Libohova Online