Sondazhi i IDN: Korrupsioni në polici është më i përhapur

policia-shqiptare9562Të dhënat e siguruara nga BIRN për dy sondazhe tregojnë se publiku beson se korrupsioni mes oficerëve të policisë është shumë i përhapur.

Sondazhet janë realizuar nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim, IDN, në shkurt dhe mars të vitit 2013 dhe do të publikohen tani.

Raportohet se 51 përqind e të pyeturve thonë se korrupsioni mes policëve është në nivele të konsiderueshme.

25 përqind thonë se ekziston, por nuk është në nivel serioz.

16 përqind thonë se ekziston në raste të izoluara.

Vetëm 1 përqind thonë se nuk ka korrupsion.

IDN realizoi dy sondazhe, një me popullatën dhe një mes policëve.

Këta të fundit thonë se korrupsioni ekziston, por në nivele të ulëta.

Vetëm 12.3 përqind thonë se korrupsioni është në nivele të konsiderueshme, 32.6 përqind thonë se është në nivele joserioze dhe 37.1 përqind thonë se ekziston në raste të izoluara.

Arjan Dyrmishi, një ekspert për sigurinë në IDN thotë se korrupsioni mes oficerëve të policisë ka një impakt më të madh në shoqëri se korrupsioni mes zyrtarëve të tjera të administratës publike.

“Policia nuk është si mjekët, për shkak se është e vetmja agjenci qeveritare që ka të drejtën për të përdorur forcën”.

“Nëse 30 përqind e oficerëve të policisë janë të korruptuar, ky është një problem më i madh se 60 përqind e mjekëve të korruptuar, pasi policia është përgjegjëse për luftën ndaj korrupsionit”.

Pavarësisht këtyre të dhënave, numri i oficerëve të policisë të arrestuar për korrupsion ka ardhur duke rënë nga viti 2006 në vitin 2013.

Kështu, në vitin 2006 kishte 71 oficerë policie të arrestuar, kurse në vitin 2013 ishin vetëm 23.

Libohova Online