Të (mos)dënosh si duhet njollosjen e Avni Rustemit

imageCilësimi i Avni Rustemit si “kriminel” nga deputetja e Partisë Demokratike, Mesila Doda, shkaktoi reagime të ashpra në rrjetet sociale.  Natyrshëm që libohovitët ishin më të indinjuarit me atë çfarë tha Doda në emisionin “Opinion”. Përveç komenteve të njerëzve, ka patur edhe një reagim nga Bashkia Libohovë, përmes rrjetit social Facebook. Por nëse e lexon me vëmendje, ka diçka që nuk shkon në këtë reagim.

Në asnjë prej atyre pak rreshtave nuk përmendet emri i Mesila Dodës, deputetes që fyejti Heroin e Popullit Avni Rustemi. Atëhere për kë është ky qëndrim i Bashkisë Libohovë? Kush e njollosi emrin e Avni Rustemit?! Mesila Doda?! Po atëhere ç’është ky siklet për t’i përmendur emrin? Mesila nuk fyejti thjesht Avni Rustemin e as aktin e tij, por fyejti Libohovën, fyejti libohovitët që e nderojnë dhe përkujtojnë birin e tyre.

Ndaj, reagimi zyrtar i bashkisë duhet të ishte më i plotë, jo thjesht sa “për të larë gojën”. Është më dinjitoze të mbrosh figurat historike të vendit tënd sesa të jesh politikisht korrekt ndaj Mesilës apo asaj çfarë përfaqëson ajo. Përveç reagimit të Bashkisë Libohovë që ishte i paplotë, qëndrim deri tani nuk mbajti as Shoqata Kulturore “Avni Rustemi”, që në fakt duhet të ishte i menjëhershëm.

Qëndrimi zyrtar i Bashkisë Libohovë

Avni Rustemi ka bërë histori! Ata që e njollosin emrin e tij ose nuk njohin historinë, ose dëshirojnë që me dashje të nxijnë të vërtetën! Ne, libohovitët që besojmë dhe nderojmë figurën e tij, dënojmë me forcë çdo lloj përbaltjeje të Heroit të Popullit Avni Rustemi dhe themi me plot bindje se përsa kohë do të ekzistojë LIBOHOVA, do të ekzistojë edhe biri i saj AVNI RUSTEMI! Nderim dhe mirënjohje për emrin dhe veprën e tij!

jghj

Libohova Online