Trashëgimia jo materiale e Lunxhërisë, nis puna për një seri aktivitetesh promovuese

49702028Shoqata kulturore atdhetare “Lunxhëria” dhe Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare në Gjirokastër, kanë nisur punën për hartimin e një kalendari aktivitetesh në kuadër të ruajtjes dhe promovimit të trashëgimisë jo materiale të krahinës së Lunxhërisë. Sot u zhvillua një takim i parë mës dy palëve, ndërkohë që do të ketë hapa të tjerë për kordinimin sa më të mirë të punës.

Nesër pritet që në Lunxhëri të kremtohet festa e Shën Mërisë, ndërsa në datën 16 do të përkujtohet në fshatin Stegopul krijimi i batalionit partizan “Misto Mame”. Lunxhëria është një nga krahinat më të njohura në vend, me personalitet të shquara dhe shumë asete të trashëgimisë kulturore. Me ndarjen e re territoriale, Lunxhëria do të jetë pjesë e Bashkisë Libohovë. 

Libohova Online