Ujësjellës i ri për Suhën, Bulon, Dropullin dhe periferinë e Gjirokastrës

afsdklgfnkdRreth 20 mijë banorë të rrethit të Gjirokastrës do të përfitojnë nga një projekt i realizuar nga Ndërmarrja e Ujësjellësit Fshat, në bashkëpunim me Këshillin e Qarkut Gjirokastër. Ky projekt synon përmirësimin e furnizimit me ujë të pijshëm përmes ndërtimit të një ujësjellësi të ri që do të marrë ujin nga burimi i fshatit Fllomo. Uji më pas do të shpërndahet në fshatrat e Dropullit, në Lazarat dhe në zonat në periferi të Gjirokastrës. Në një intervistë për Tv Gjirokastra, drejtori i kësaj ndërmarrje, Gëzim Muho jep detaje rreth këtij projekti.

“Burimi i madh me rreth 300 litra ujë në sekondë është gjendur të kthesa e Fllomosë. Ky ujë do të sillet deri në fshatin Suhë, ku është aktualisht një depo e vogël, që mund të riparohet pjesërisht. Përmes kësaj depoje do të marrë ujë edhe fshati Suhë, ndërsa pjesa tjetër do vijë në Bulo, që edhe ky fshat të marrë ujë prej këtij burimi, jo nga ai i Libohovës. Burimi i libohovës ka disa probleme që nuk mund të thuhen tani. Më pas uji do të shkojë në fshatin Dervician, ku do të ndahet në dy pjesë: njëra që shkon në fshatin Terihat dhe tjetra për në periferi të Gjirokastrës”,- shprehet Muho.

Sipas tij ky burim uji është mbajtur nën survejim edhe gjatë stinës së verës dhe nuk është vërejtur që të ketë pakësim të prurjeve. Për zbatimin e këtij projekti duhen rreth 10 milionë euro, të cilat po tentohet të tërhiqen prej qeverisë qëndrore dhe donatorëve të ndryshëm.  

Comments