Xarra krijon ndërmarrjen bujqësore me 14 aksionerë

Xarre-3Bujqësia shqiptare e të ardhmes do të jetë një model në miniaturën e amerikanëve. Kjo pasi një ekspert i Harvardit ka hartuar një strategji të re për prodhimet në bujqësi. Ricardo Hausmann drejtori iqendrës së Harvardit për Zhvillimin e Jashtëm vuri theksin tek rëndësia e teknologjisë.

“Janë vetëm dy pika që mund të ndryshojnë sektorin e bujqësisë në Shqipëri. Ju keni politika për tokën, për ujin, për sigurinë e ushqimit dhe në krahun tjetër keni fermerin i cili ankohet për infrastukturën e dobët, për rritjen e kostove, për taksat. Dhe sigurisht thoni që atij i duhet ndihma jonë, t’i rritim subvencionet, t’i ulim taksat, por kështu vetëm sa i bëjmë të mbijetojnë. Bujqësia nuk rritet me këto politika, por duke shtuar prodhimin, dhe që të shtohet prodhimi duhet teknologji. Më ka habitur fakti se vendi juaj zë 70 % të eksportit të Sherebelës në SHBA dhe me pak më shumë teknologji kjo mund të zgjerohet dhe ju mund të bëheni lider për bimet medicinal në botë. E njëjta praktikë mund të ndiqet edhe për domatet apo për shpendët”

Ky projekt që ka marrë mbështetje edhe nga kryeministri që e sheh si një mënyrë për të larguar bujqësinë nga gjendja e mjeruar e lëmoshës.

Ndërkohë për ministrin Panariti që bujqësia të jetë me të ardhme duhet të formalizohet./ata