Zagoria rizgjon muzikën folklorike, gati për festivalin e Gjirokastrës [VIDEO]

asdasfsdGrupi i Zagorisë ka përzgjedhur këngët dhe vallet që do ta përfaqësojnë atë në Festivalin Foklorik Kombëtar. Krahina me 10 fshatra është pothuajse e braktisur. Më shumë se 70% e banorëve të saj jetojnë në emigracion apo qytete të tjera të vendit. Kristaq Muçi drejtuesi artistik i grupit te Zagorisë thotë se këtë vit grupi u formua me sakrifica të mëdha për të mos lënë të humbasë karakteri autentik i folklorit të zonës.

“Zagoria përfaqësohej me disa grupe të vecanta, por ajo histori e jona është e zbehur, pasi shumë pjesëtarë janë larguar. Ne po gërmojmë që të nxjerrim melodi të reja dhe të lashta që nuk janë sjellë ndonjëherë në festival”, tha Kristaq Muçi, drejtues artistik.

Zagoria e personazheve të famshëm të Çajupit do të paraqitet me këngë të vjetra, vargje origjinale të grumbulluara me kujdes, valle e kenge humoristike. Ajo që mbetet problem sipas z. Muçi është prezantimi i kostumeve të zonës. Një pjesë e tyre janë ruajtur por shumë të tjera u desh të rikrijoheshin duke humbur karakteristika të vecanta të traditës. /TCH