Falen faturat aforfe të energjisë

debitoretFalen faturat aforfe për 51 500 konsumatorë të cilët ishin keqfaturuar nga CEZ sha.a për vitet 2010- 2011. Njoftimi për faljen e këtyre detyrimeve u bë nga kryeministri Rama. Ai u shpreh se ky vendim do të merrej nga OSHEEja gjatë ditës së djeshme, por burime nga brenda Operatorit të Shpërndarjes shprehen se ende nuk kanë dalë në një vendim, pasi janë duke rishqyrtuar edhe një herë dosjet. Jo vetëm kjo periudhë, por edhe në vitet më tej, derisa CEZ u largua nga Shqipëria, ankesat e konsumatorve për keqfaturim kanë qenë të shumta.

Për këtë arsye Enti Rregullator ka shqyrtuar të gjitha ankesat e depozituara. Pas shqyrtimit të ankesave si nga ana e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike si dhe Entit Rregullator të Energjisë rreth 54 mijë konsumatorë rezultojnë që kanë bërë pagesa të mbifaturuara dhe kanë fituar të drejtën që OSHEE t’ju kthejë mbrapsht detyrimin. Sipas burimeve në Ministrinë e Energjisë dhe Industrisë, këto detyrime duhet t’i shlyente CEZ-i, por pas largimit nga Shqipëria përveç problemeve të tjera që la pas, la edhe një borxh prej 41.8 milionë lekë, që ishte keq faturuar dhe që duhet t’ju kalojë qytetarëve.

Burime për gazetën “Shekulli” shprehen se 53 900 konsumatorët e energjisë elektrike të cilët kanë të mbifaturuar ose kanë qenë të abuzuar nga faturat aforfe, kanë qenë në të gjithë vendin. Ankesat e disa mijërave konsumatorëve në drejtim të ish- CEZ-it, janë bazuar në vendimin e ERE-s nr. 19, datë 25.10.2010. Kryeminsitri Rama është shprehur për faturimin aforfe: “E përsëris 2010-të, për energji të matur dhe dëm ekonomik ndaj konsumatorit përmes faturash aforfe dhe gjobash arbitrare, do të marrë sot, zyrtarisht, vendimin në mbështetje të të gjithë atyre konsumatorëve të prekur nga kjo padrejtësi e madhe dhe e vazhduar në vite. Kjo do të thotë se bazuar në këtë vendim, 51 500 konsumatorë fitojnë më në fund, të drejtën e tyre dhe çlirohen nga këto detyrime të padrejta”.