Gjirokastër, restaurim objekteve muzeale në zonën historike

Gjirokastra1Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare në Gjirokastër po punon për skedimin e banesave karakteristike të qytetit, ndërkohë që në Përmet e Tepelenë ky proces është drejt përfundimit.

Puna restauruese në objektet monument kulture në Gjirokastër është përqendruar në tre objekte karakteristike, në dy objekte monument kulture kategori e parë dhe një objekt kategori e dytë. Në banesën mjaft të amortizuar të Dalipajve, monument kulture kategori e dytë, po bëhet rivlerësimi dhe më pas do të hartohet një projekt për restaurimin e plotë duke nisur me çatinë e saj.

Drejtori I DRKK Gjirokastër, Albert Kasi thotë për Ora News se në bashkëpunim me një fondacion të huaj është duke u implementuar një projekt nga më të veçantët në vend dhe me një marzh gabimi shumë të ulët.

Shkon në mbi 400 numri I banesave karakteristike në Gjirokastër  të ndara sipas kategorive, që vlerësohen si pjesë e trashëgimisë kulturore botërore UNESCO. Pjesa më e madhe e tyre janë aktualisht në gjendje jo fort të qëndrueshme si pasojë e mungesës së fondeve për restaurimin e tyre.