Gjirokastër, spitali mungesë gjaku studentët dhurojnë për talasamikët

124629Studentët e Universitetit “Eqrem Cabej” në Gjirokastër, i janë përgjigjur thirrjes për të dhënë gjak në ndihëm të fëmijëve talasemikë të cilët janë shtuar mjaft gjatë viteve të fundit në jug të vendit.
 
Banka e gjakut në Spitalin Rajonal “Omer Nishani”, ka shfaqur mungesë të rezervave të gjakut për pacientët që kryejnë operacione në këtë spital dhe kjo ka bërë që Kryqi i Kuq i Gjirokastrës, të merrte iniciativën për të dhuruar gjak.
 
Gjatë dy ditëve të fundit, kanë dhuruar gjak 32 studentë ndërkohë që aksioni i dhurimit të gjakut në mënyrë vullnetare, ka prekur edhe institucione të ndryshme kryesisht ato të Policisë së Shtetit.