ILDKP kallëzon penalisht drejtorin e Drejtorisë Rajonale të Shërbimit Social Gjirokastër

ildkpInspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, paraqet  pranë organit të akuzës kallëzimin penal ndaj subjektit deklarues Mite Mejdi, me funksion Drejtor pranë Drejtorisë së Zyrës Rajonale të Shërbimit Social Shtetëror, Gjirokastër. 

Sipas ILDKPI, nga verifikimet e kryera rezultoi të jetë në shkelje të nenit 257/a të Kodit Penal. Kallëzimi penal për subjektin Mite Mejdi u dorëzua pranë Prokurorisë së Përgjithshme, raporton Dita.

Inspektori i Përgjithshëm, shprehet se bazuar në nenin 5 të ligjit nr.9049, datë 10.04.2003 “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve, dhe të disa nëpunësve publikë”, i ndryshuar, do të njoftojë institucionin epror të këtij zyrtari, duke kërkuar në këtë mënyrë marrjen e masave disiplinore në përputhje me kërkesat e ligjit.