Ndarja e re territoriale, 2 këshilltarë më shumë për Bashkinë Libohovë

10540979_10202721706434070_1365521905_n
Salla ku zhvillon mbledhjet Keshilli Bashkiak i Libohovës

Në shkallë vendi do të ketë 1785 këshilltarë të bashkive. Në bazë të përllogaritjeve të kryera nga të dhënat e ofruara nga ministria përkatëse mbi numrin e popullsisë të 61 bashkive të reja dhe të ligjit që përcakton kriteret për numrin e “parlamenteve” lokale, rezulton se numri i anëtarëve nuk do t’i kalojë 1800 vetë.  Përcaktimi i numrit të këshilltarëve për 61 bashkitë e Shqipërisë do të realizohet mbi bazën e projektligjit të miratuar nga ana e qeverisë “Për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore”.

Në nenin 7 të këtij drafti, që prek nenin 24 të ligjit bazë, përcaktohet se numri minimal i këshilltarëve për një bashki është 15, ndërsa maksimal është 65 vetë. Sa i përket Bashkisë Libohovë, numri i këshilltarëve do të jetë 15 nga 13 që është aktualisht. Me ndarjen e re territoriale Libohoves iu bashkua edhe Komuna Zagorie dhe Qendër Libohovë, ndersa numri i popullsise se kesaj njesie te re llogaritet te jete 7 158 persona.