Ndryshon ligji, më shumë kompetenca për vendorët

117c85de932d348d8639cdd124b18d03_LNdryshon ligji për funksionimin dhe organizimin e njësive të qeverisë vendore. Pas miratimit të ndarjes territoriale , Ministria për Cështjet Vendore ka përgatitur draftin me 19 nene ku përcaktohen disa kompetenca të reja të pushtetit vendor.

Sipas draftit bashkitë e reja do të kenë më shumë të drejta për të propozuar ndryshime ligjore.  Gjithashtu është parashikuar dhe shtimi i numrit të këshilltarve në njësitë vendore. Në këtë mënyrë pushteti vendor do të ketë të drejtë të propozojë ndryshime ligjore por edhe politika që qevrisja vendore do të ndjeke.

Kreu i bashkisë do të ketë si kompetencë shtesë miratimin e strukturës organizative dhe rregulloret bazë të administratës së bashkisë dhe të njësive buxhetore që janë në varësi të bashkisë. Gjithashtu kreu i bashkisë do të emëroje dhe shkarkojë administratorët e njësive administrative. Parshikohen ndryshime edhe në numrin e këshilltarëve. Bashkia e Tiranës do të ketë 10 këshilltarë më shumë, numri i këshilltarëve do të varet nga numri i banorve që nëjsitë vendore kanë.