Policia ndalon edhe 5 persona në Lazarat, thirrje në Facebook për protesta

lazarati-policia1Edhe 5 banorë të tjerë të Lazaratit janë shoqëruar mëngjesin e sotëm në polici. Burime nga policia bëjnë me dije se një pjesë e të ndaluarve që prej ditës së djeshme janë liruar, ndërsa numri i të ndaluarve është 10 persona.  Momentalisht situata në fshatin “rebel” paraqitet e qetë, pavarësisht paralajmërimeve në rrjetet sociale për bojkotim të mësimit nga nxënësit e shkollave të Lazaratit.

Nxënësve u kërkohet të bojkotojnë mësimin dhe të dalin në qendër të fshatit për të protestuar për lirimin e të ndaluarve. Bilanci i incidentit të ndodhur një ditë më parë është 3 policë të plagosur, një gazetare e lënduar rastësisht dhe 2 makina të dëmtuara. Banorët kërkojnë që policia të largohet nga fshati, pasi sipas tyre po i terrorizon dhe dëmton psikologjikisht.

lazarat-thirrje

 

 

Libohova Online