Reshje të dendura shiu dhe breshëri në Gjirokastër, fryhet lumi Drino

1797548_10204671676569279_9204879931387041608_nReshje intensive shiu dhe breshëri në Gjirokastër. Të bllokuara janë4 fshatra në Kurvelesh. Në Gjirokastër shiu i rrëmbyeshëm ka nisur prej orës 07:00 të mëngjesit. Kjo situatë ka bërë që rrjedha e lumit të arrijë deri në afërsi të rrugës Gjirokastër-Tepelenë. Situata është përkeqësuar në komunën e Kurveleshit, ku katër fshatra janë bllokuar 4 fshatra si pasojë e rrëshqitjes së dherave në rrugë. Në zonat malore të rrethit të Gjirokastrës, kryesisht në Zagori ka reshje dëbore me trashësi gati në 5 centimetra, sipas kreut të kësaj komune.