Rindërtimi i shtëpisë së Kadaresë, synohet kthimi në qendër multifunksionale

images (1)Punimet në shtëpinë e lindjes së shkrimtarit Ismail Kadare në Gjirokastër, kanë hyrë në fazën e tretë, ku parashikohet ndërtimi i tre harqeve në pjesën ballore të saj. Projekti për rikonstruksionin e kësaj shtëpie parashikon ndër të tjera që të ruajë të gjitha detajet karakteristike të objektit, si harqet e kamareve, afresket etj. Bashkia e qytetit mendon që këtë shtëpi ta shndërrojë në një qendër multifunksionale.

Duke folur për televizionin Gjirokastra, nënkryetari i bashkisë, Odise Kote, tha se synimi është që kjo shtëpi të jetë në të ardhmen një shtëpi pelegrinazhi për shkrimtarët e Ballkanit dhe Evropës dhe një bibliotekë ndërkombëtare. Sipas tij, pritet që punimet të përfundojnë në vjeshtën e ketij viti. Paralelisht me rikonstruksionin e kësaj banese, po bëhen punime edhe në rrugën që të çon në këtë objekt. Shtëpia e Ismail Kadaresë është një aset shumë i rëndësishëm turistik i Gjirokastrës.

Libohova Online