Univeristeti i Gjirokastrës, marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin e Mitrovicës

Pamje-nga-Universiteti-i-GjirokastresUniversiteti “Eqerem Çabej” dhe Universiteti “Isa Boletini” në Mitrovicë kanë nënshkruar sot një marrëveshje bashkëpunimi, që parashikon organizimin e konferencave të përbashkëta, këmbimin e lektorëve dhe studentëve, si dhe angazhimin në projekte të përbashkëta kërkimore-shkencore.

Nënshkrimi i marrëveshjes është bërë nga rektori Gëzim Sala dhe homologu i tij nga Mitrovica, Alush Musaj.

Universiteti “Eqerem Çabej” është institucioni arsimor më i rëndësishëm në jug të vendit dhe me një histori të gjatë akademike, por vitet e fundit numri i studentëve që frekuentojnë këtë universitet ka ardhur duke u ulur ndjeshëm, aq sa një pjesë e programeve studimore janë mbyllur.