Viti i ri shkollor, DAR Gjirokastër thërret në takim drejtuesit e shkollave

arsimiNë kuadër të çeljes së vitit të ri shkollor në datën 15 shtator, është zhvilluar sot një takim mes DAR Gjirokastër dhe drejtuesve të shkollave publike e private të rrethit. Në këtë mbledhje të parë u diskutua mbi masat që institucionet arsimore duhet të marrin, në mënyrë që viti i ri shkollor të nis normalisht me të gjithë infrastrukturën e nevojshme.

Kështu, do të bëhen ndërhyrje në ato shkolla të cilat kanë nevojë për meremetime apo bazë materiale. Në rrethin e Gjirokastrës këtë vit shkollor është parashikuar edhe pilotimi i katër projekteve nga Ministria e Arsimit. Sipas njoftimit zyrtar të MAS viti shkollor përfundon nën datën 5 qershor 2015.