Horoskopi, 27 gusht 2014

horoskopiDashi

Ju kërkohet pak ekuilibër dhe diplomaci në marrëdhëniet me të tjerët. Hëna ju ofron mundësinë për të tërhequr pas vetes persona të dobishëm apo të dëshirueshëm për ju. Kujdes shëndetin.

Demi

Dashuria pasionale ju ngushëllon ndaj problemeve të ndryshme në punë. Duhet të bëni pak durim për të arritur suksesin e shumë pritur. Në mbrëmje një surprizë e bukur pritet nga partneri juaj.

Binjakët

Hëna në shenjë favorizon investime dhe transferta. Udhëtime të këndshme nuk do t’ju mungojnë, mjafton që të lini për një çast impenjimet tuaja. Do t’ju vlejnë edhe për të ngritur moralisht.

Gaforrja

Ndoshta qielli juaj sot nuk është nga më të mirët, por kjo jo vetëm që nuk ju pengon për të arritur atë që dëshironi, por mund edhe t’ju stimulojë për të kërkuar maksimumin nga vetja.

Luani

Largimi i Merrutit nga orbita që zinte deri tani mund të lerë një vakuum nga i cili do ta “pësojnë” përqendrimi juaj mendor, ndërsa nga pikëpamja psikofizike gjendje le për të dëshiruar.

Virgjëresha

Marsi dhe Saturni vazhdojnë të jenë në kontrast me Afërditën, duke bërë që kjo “përplasje” të reflektohet edhe t ju. Do ta keni vërtet të vështirë për të bërë një zgjedhje që do të thotë shumë.

Peshorja

Edhe pse sot pritet të jetë një ditë disi më e mirë, në sajë të pozicionit gjithnjë e më të favorshëm të Merkurit në orbitën e re, përsëri nuk do t’i shpëtoni dot mërzisë që vjen nga një rutinë në punë.

Akrepi

Mërkuri dhe Jupiteri në të kundërt me shenjën tuaj do t’ju sjellin probleme në sferën profesionale. Puna do t’ju kërkojë përqendrim të madh në impenjimet tuaja. Dashuria mund t’ju rezervojë momente magjike.

Shigjetari

Humori juaj ndoshta nuk është në maksimum edhe pse mund ta fshihni shumë mirë. Por gjatë ditës të merrni lajme, dhe dhurata që do t’ju bëjnë të ndiheni më mirë. Mos harroni se keni dhe miqtë.

Bricjapi

Serioziteti që shpesh ju karakterizon do të shuhet falë Mërkurit në shenjë. Të tjerët mund të mbetet të shokuar nga ky rikuperimi juaj. Një udhëtim mund të sjellë aventura apasionante, në çdo sens.

Ujori

Mërkuri, Saturni dhe Plutoni nënvijëzojnë pozitivitetin e kësaj periudhe që mund të sjellë kontakte të reja pune për t’u shfrytëzuar. Performanca dashurore, dhe të çdo fushe, do t’ju çudisin ju të parët.

Peshqit

Bëni durim dhe në fund do të arrini aty ku doni për sa i përket punës. Diçka e rëndësishme mund të verifikohet sot, falë ndikimit të disa miqve ose personash të dëshirueshëm.