Policia e Tepelenës shkatërroi 2 parcela të mbjella me kanabis në zonën e Salarisë. Operacion i koduar “Bambulli” u shtri në shtratin e përroit të Salarisë në afërsi të lumit Vjosë, ku janë zbuluar 500 bimë narkotike. Disa metra më tej janë gjetur edhe 308 fidanë kanabis të kultivuara në kubikë, gati për t’u mbjellë […]
Libohova do të mbetet njësi administrative më vete, nuk do të bashkohet me Gjirokastrën. Lajmi është konfirmuar pak minuta më parë gjatë diskutimeve për Reformën Territoriale në Komisionin e ngritur për këtë çështje, ku foli edhe kreu i PDIU, Shpetim Idrizi.Shqipëria do të ketë 61 bashki me ndarjen e re territoriale. Kështu variantit që ishte duke […]
“Në zonën e Gjirokastrës, ku sërish është përdorur kriteri përjashtimor, Bashkia e Libohovës duhet të bashkohet me komunat Qendër-Libohovë, Zagori dhe Pogon”,- thuhet ndër të tjera në letrën që Shpëtim Idrizi, kryetari i Partisë për Drejtësi Integrim dhe Unitet, i ka dërguar ministrit për Çështjet Vendore, Bledi Çuçi. Duke vijuar më tej, Shpëtim Idrizi sqaron: […]
Pas operacionit të policisë në Lazarat, duket se fshati po i rikthehet normalitetit. Megjithatë policia nuk është larguar ende, duke vazhduar me kontrollet e banesave dhe mbajtjen nën kontroll të terrenit. Një ditë më parë në Lazarat kishte një dasëm, ceremonia e së cilës u zhvillua në një prej restoranteve në qendër të fshatit. Por […]
Lidhur me dy ngjarjet e fundit në Gjirokastër, ku Piro Njocko dhe Muharrem Majko i kanë dhënë fund jetës duke u vetëvarur në kushte të rënda depresive, ka reaguar sot edhe Partia Demokratike. Nëpërmjet një komunikate për shtyp, kryetari i sapozgjedhur i degës së kësaj partie në Gjirokastër, Roland Bejko, është shprehur se të dy […]
Një 47-vjeçar dyshohet se i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur. Ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘Manalat i dytë’ në Gjirokastër, ku shtetasi Muharrem Majko është gjetur i vetëvarur në oborrin e banesës nga e ëma e tij. Policia shkoi në vendngjarje dhe ka njoftuar se trupi i pajetë u gjet rreth orës 07:00 […]
Specialistët e monumenteve të kulturës kanë evidentuar në qytetin e Libohovës, një portë të gurtë më se 200 vjet të vjetër në harkun e së cilës ndodhet i skalitur në gur një ferman sulltanor i Portës së Lartë. Sipas specialistit të monumenteve të kulturës, Vladimir Qirjaqi, fermani sulltanor – dekret a urdhër me shkrim i […]
Autoriteti Kombwtar i Ushqimit nw Gjirokastwr ka nisur njw fushatw inspektimi nw disa njwsi qw merren me prodhimin, magazinimin dhe shitjen e produkteve ushqimore. Nga inspektimet e kryera janw bllokuar 5 aktivitete, mes tw cilave dy tw prodhimit tw akulloreve dhe tre bare e restorante. Nw inspektimet e AKU-sw njw vwmendje tw madhe kanw fast […]
Roland Bejko është zgjedhur kryetar i Partisë Demokratike në Gjirokastër, pas votimeve që u zhvilluan sot në këtë degë. Mësohet se zoti Bejko ka fituar me pak vota diferencë ndaj kandidatit tjetër Shemshi Lamaj. Konkretisht Bejko ka fituar drejtimin e Partisë Demokratike në rrethin e Gjirokastrës me 127 vota kundrejt 122 që mori Lamaj. Roland […]
Nga Thanas Verdhi Asnjëherë s’më kishte shkuar në mend që objekti i këtij shkrimi do ishin disa sekuenca nga filmi” Koncert në vitin 1936”.E shoh atë film sa herë e ndesh kur jepet në televizor, tashmë jo më për përmbajtjen, por për pamjet nga Libohova e atyre viteve dhe një numuri të konsiderueshëm qytetarësh, një […]